Çka është Inbound Marketing?

Kohet e fundit te gjithe ata qe merren me Online Marketing, respektivisht SEO kane degjuar per Inbound Marketing. Por cfare ne te vertete perfaqeson ky term?

SEO eshte pse si teknike marketingu ne internet njihet qe 20 vite, akoma konsiderohet si e re kur krahasohet me teknikat tjera. Mirpo gjate ketyre 20 viteve ka evoluar goxha shume.

Ne fillimet e veta SEO perdorej kryesisht per te manipuluar makinat e kerkimit qe ne ate kohe ishin te lehta per tu manipuluar. Mjaftonte te krijoje nje uebfaqe, te shkruaje ca permbajtje koti ku cdo 2-3 fjale e shihje termin e kerkimit, beje spam dhe e shihje veten ne maje te rezultateve te kerkimit. Kjo gjendje vazhdoi per gati nje dekade deri ne vitet e fundit ku Google filloi te behej me agresive ne rifreskimet e saj te algoritmeve.

Duke qene se historia mbrapa SEO-s nuk ishte e “lavdishme” dhe kishte marrur nje nam te keq, disa persona menduan se ishte koha qe SEO te kete nje ribrendim.

Nese dikur ne punen e nje SEO-eri perfshihej vetem on-page optimization (title, meta tags, descriptions, h1 tags etj) dhe link building (qe deri vone nenkuptonte SPAM) ne ditet e sotme ekziston nje realitet krejt tjeter.

Ne kuader te on-page optimization pos gjerave ‘klasike’ qe ishin dikur sot perfshihen edhe faktor si koha e qendrimit te vizitorit ne uebfaqe, eksperienca e vizitorit, shpejtesia e faqes, konvertimi i vizitoreve ne konsumator, bounce rate (s’gjeta perkthim te pershtatshem per kete term) etj.

Ndersa kohet kur me Link Building mjaftonte te shkoje dhe spam-oje qindra faqe dhe te prisje rezultatet kane kaluar. Ne ditet e sotme nje gje e tille eshte shume e rrezikshme pershkak se faqet mund te penalizohen nga Google. Dikur cdo link konsiderohej nje vote e barabarte, dhe linqet qe nuk ishin te pelqyeshem nuk konsideroheshin fare. Sot, duhet pasur shume kujdes ku marrim linka sepse mund te na shkaktojme me shume dem sesa dobi. Link Building sot nenkupton krijimin e nje permbajtje cilesore qe te tjeret ne form natyrale do ta linkonin, krijimin e aseteve per linkim siq jane resurse te ndryshme, tools, video dhe fotografi etj.

Me pak fjale, SEO ka evoluar ne mase te madhe nga ajo cfare ishte dikur.

Ketu hyn inbound marketing

Inbound marketing eshte procesi gjate te cilit vizitoret ‘fitohen’ dhe jo blehen. Per dallim nga reklamat e paguara, kostoja e inbound marketing eshte zero sepse vizitoret e shperndajne ate sepse ata besojne se ia vlen te shperndahet. Eshte vemendje e fituar dhe jo e blere.

SEO (Search Engine Optimization) – krijimi i uebfaqeve ne forme qe ato te jene te aksesueshme nga te gjitha makinat e kerkimit, optimizimi i faqes per termat qe vizitoret kerkojne dhe krijimi i permbajtjes cilesore ne ate faqe.

Social Media Marketing – pjesmarrja ne rrjete shoqerore si Facebook, Twitter, Google+, Linkedin, Pinterest, YouTube dhe rrjete tjera shoqerore specifike per temen e juaj, komentimi ne blogje dhe forume ne menyre qe te terhiqni vemendjen e audiences relevante te brendit tuaj.

Content Marketing – krijimi dhe promocioni qe i behet uebpermbajtjes ne cdo forme (blogje, video, prezantime, infografika, fotografi etj) ne menyre qe te tjeret te degjojne per brendin e juaj.

CRO (Conversion Rate Optimization) – praktika e permiresimeve te njepasnjeshme per te testuar nje kanal marketingu ideal per te promovuar sherbimet dhe produktet e juaja.

A eshte inbound marketing falas

Ne teori PO por ne praktik del se JO. Shume kohe dhe para shpenzohen gjate krijimit te permbajtjes cilesore. Por e mira e inbound marketing eshte se kur ajo permbajtje krijohet, ajo mund te shperndahet pafundesisht nga te tjeret pa i kushtuar asgje krijuesit te permbajtjes. Kjo eshte vemendje e fituar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *