11 arsye pse duhet të investoni në marketingun digjital

Në të shkuaren, kur kompanitë dëshironin të reklamonin produktet/shërbimet e tyre, atë e bënin përmes kanaleve të marketingut tradicional sikurse TV, radio apo mediave të shkruara.

Deri vonë kjo, ka funksionuar mirë dhe ka qenë efikase,sidoqoft, të njëjtën gjë s’mund ta themi edhe për dekad,n e fundit. Kjo sepse zhvillimet e mëdha teknologjike kanë ndryshuar mënyren qysh sot konsumatorët komunikojnë me brendet dhe anasjelltas.Si rezultat i kësaj, është e nevojshme që gjatë planifikimin të kampanjes suaj të marketingut të siguroheni që marketingu digjital të jetë i integruar thellë në strategjinë tuaj të marketingut.

Marketingu digjital dhe benifitet që ai sjell mund të mos jenë të reja për shumicen prej nesh. Pothuajse çdo biznes në Kosovë sot është prezent në të pakten një nga kanalet digjitale përmes uebsajtit, Google, Facebook, Twitter dhe kanale të ngjajshme Kjo prezencë ka ardhur si rezultat i ndryshimeve të zakoneve të konsumatorëve të cilët shumicen e kohës janë online në rrjete sociale, duke lexuar lajme apo duke shfrytëzuar makinat e kërkimit për të gjetur informata të cilat ju nevojiten.

Ideja e marketingut ka qenë gjithmonë që mesazhet që një brend dëshiron të përcjell tek audience e saj të shfaqen aty ku konsumatori po shpenzon shumicën e kohës dhe ku gjasat për vëmendje janë më të mëdha. Para një dekade, ky vend do të ishte TV, Radio apo Mediat e shkruara, ndërsa sot janë rrjetet sociale, makinat e kërkimit, pajisjet mobile dhe mediat elektronike (të cilat i kemi me bollek te ne).

Ndryshimet mundë të jenë të vështira por në disa raste janë të domosdoshme. Në rast se akoma keni dyshime në efikasitetin e marketingut digjital, mëposhtë ju sjell 11 arsye që do të ju bëjnë të ndryshoni mendjen (ose të pakten shpresoj se do ta rimendoni strategjinë tuaj).

1. Kthimi në investim është i shpejtë & matshëm

Një nga përparësitë e marketingut digjital është se gjithçka është e matshme. Nëse ju shpenzoni një shumë x €, përmes mjeteve në dispozicion ju mund ta matni se si është shpenzuar ajo shumë, sa vetë e kanë parë reklamen tuaj, sa kanë klikuar në të apo kanë realizuar një blerje si rezultat i asaj reklame dhe mbi të gjitha se sa ka qenë kthimi në investim.

2. Është një nga industritë me rritjen më të shpejtë dhe është këtu për të qëndruar

Marketingu digjital nuk është një trend që do të venitet me kalimin e kohes. Shpenzimet në marketingun digjital deri në vitin 2019 priten të jenë mbi 103 miliard dollarë. Edhe pse bizneset nëKosove vetëm në 2 vitet e fundit kjo degëka filluar të merret më seriozisht, një numër relativisht i ulët i bizneseve kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë dhe të mirat që marketingu digjital sjell dhe po punojnë në krijimin e strategjive për tu pozicionuar në këtë kanal të marketingut.

Keshillë: Duke qenë industri e re në vendin tonë, ju jeni në një pozicion të favorshëm që të filloni ndër të parët investimin në këtë kanal të marketingut dhe kur kjo industri të ‘shpërthej’ me të vërtetë në Kosovë ju veqse keni krijuar një audiencë rreth produkteve/shërbimeve tuaja dhe më përvojen e fituar jeni më i përgaditur që të përballeni me konkurencën.

3. Është më i lirë dhe më efektiv sesa marketingu tradicional

Marketingu tradicional njihet për kostot e mëdha që sjell dhe për shumë biznese të vogla është pothuajse i papërballueshëm. Ndryshe nga kjo, marketingu digjital u jep mundësi edhe bizneseve të vogla që me një investim shumë më të vogël sesa që do të duhej për marketingun tradicional të arrijnë synimet e përcaktuara nga ta e që mund të jenë rritja e shitjeve, reklamimi i brendit, reklamimi para audiencave të targetuara (nga mosha, gjinia, vendi etj) dhe të ngjajshme.

4. Reklama shfaqet para audiencës së përcaktuar nga ju

Marketingu digjital u mundëson që reklamen për të cilën ju paguani ta shfaqni para një audience të përcaktuar nga vet ju. Gjatë reklamimit ju mund të vendosni që reklama të shfaqet vetëm para një grup personash të një moshe të caktuar, në një lokacion specifik gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Si biznes ju veqse keni njohuri se çfarë dhe kush janë konsumatorët tuaj ideal dhe përmes reklamimit digjital ju e targetoni reklamen tuaj të shfaqet vetëm para kësaj audience në mënyrë që numri i personave që do të konvertohen në klient tuaj potencial të jetë më i madh.

5. Ju fitoni besimin e konsumatorëve duke ndërvepruar me ta në kanalet digjitale

Prezenca në kanalet digjitale asnjëherë nuk duhet të jetë e një-anëshme. Duke ndërvepruar me konsumatorët tuaj ekzistues por edhe ata potencial ju fitoni besimin e tyre, ndihmoni në fuqizimin e brendit dhe krejt këto ndikojnë në rritjen e numrit të shitjeve/klientëve.

Një tjetër benefit i të qenurit prezent sukeshëm është se ju mund të monitoroni se çfarë po thojnë konsumatorët për brendin tuaj dhe mund të bëheni pjesë e këtyre diskutimeve. Do të ishte një befasi shumë e këndshme për këta konsumatorë të shohin se ju si brend interesoheni se çfarë ata mendojnë dhe se ju i merrni parasysh të gjitha opinionet e tyre.

Në anën tjetër mosprezenca juaj në këto kanale digjitale ku konsumatorët tuaj po shpenzojnë shumicen e kohës u jep një signal jo të mirë klientëve ekzistues por edhe atyre potencial për kompanine dhe shërbimet/produktet që ju ofroni.

6. Ndihmon në rritjen e biznesit tuaj online

Një numër i konsiderueshëm i bizneseve në vendin tonë veqse kanë krijuar prezencë online përmes uebfaqes apo rrjeteve sociale. Mirëpo për të arsyetuar shpenzimet që janë bërë për krijimin e kësaj prezence duhet që përmes saj të arrini objektiva të caktuara të biznesit tuaj. Nëse numri i vizitorëve nuk është i kënaqshëm apo nuk është kualititativ në kuptimin që nuk konvertohen në klientë për kompaninë tuaj atëherë është problem që të arsyetoni shpenzimet e bëra.

Marketingu digjital ju mundëson ta rishikoni strategjinë tuaj online, të përcaktoni llojin e vizitorit ideal i cili ka gjasa të mëdha të shndërrohet në konsumator potencial dhe pastaj atë grup të audiences ta targetoni me reklama dhe ti sjellni në uebfaqen tuaj. Prej aty pastaj është më lehtë bindja e tyre për të blerë produktet/shërbimet tuaja.

7. Menaxhimi i reklamave është më i lehtë, shpejtë dhe praktik

Për dallim nga marketingu tradicional përmes TV, radio apo mediave të shtypura, kanalet e marketingut digjital janë më të lehta për tu menaxhuar dhe kontrolluar. P.sh një artikull në blog apo një status në rrjete sociale mund të postohet brenda pak minutash dhe nëse nuk jeni të kënaqur mund ta ndryshoni në kohë reale. Pastaj platformat sikurse Facebook Ads dhe Google AdWords ju mundësojnë që edhe pas lansimit të reklamave ti ndaloni, ti ndryshoni, të krijoni verzione të ndryshme të një reklame dhe ti testoni se cila po përformon më mire dhe të merrni vendime në bazë të performances së tyre.

8. Mund ta shihni performancen e reklamës në kohë reale

Për dallim nga marketingu tradicional, marketingu digjital ofron të dhëna dhe raporte mbi performancen e reklamave tuaja në kohë reale. Në marketingun tradicional për të vlerësuar suksesin e një kampanje ju duhet angazhim shtesë përmes sondazheve dhe analizimit të publikut për të mbledhur të dhëna të vlefshme.Në anën tjetër, mjetet sikurse Google Analytics dhe Facebook Insights dhe mjete të tjera u mundësojn marketerëve që të analizojnë performancen e reklames në kohe reale kudo që ndodhen.

9. U mundëson brendeve të bashkëveprojnë dhe bashkëbisedojnë me klientët e tyre

Përmes marketingut digjital ju mund të përcjellni mesazhin tuaj tek audienca por në të njëjten kohë i mundëson audiencës që të shprehin mendimet e tyre dhe të bashkëbisedojnë me brendin.

Këtë mund ta bëni përmes blogut në kompani ku në seksionin e komenteve konsumatorët kanë mundësinë që të shprehin opinionin e tyre dhe të diskutojnë me persona përgjegjes nga kompania. E njëjta vlen veqanërisht edhe për rrjete sociale.

Këshillë: Mundohuni që gjithmonë të u ktheni përgjigje komentuesve në blogun e kompanisë apo rrjete sociale në kohën më të shpejte të mundshme, ashtu si shumë ekspert sugjerojnë, jo më larg se 1 orë. Edhe nëse u shkruani vetëm ‘Faleminderit’ apo ‘E vlerësojmë opinionin tuaj’ është më mirë se asgjë. Në këtë mënyrë do të krijoni një lidhje me konsumatorë dhe ata lehtë mund të shndërrohen në ambasadorë të brendit tuaj.

10. Efekti i një kampanje të marketingut digjital zgjatë më shumë

Kanale të ndryshme të marketingut digjital sikurse të shkruari në blogun e kompanisë apo optimizimin e faqes për makina të kërkimit (SEO) njihen për efektet e tyre afatgjatë.

Një uebsajt me përmbajtje cilësore dhe i optimizuar për makina të kërkimit do të vazhdoj të sjell vizitorë kualitativ që kanë kërkuar për fjalë kyqe relevante me temat që ju trajtoni edhe muaj pas publikimit të atyre artikujve.

11. Konkurentët tuaj veqse janë duke investuar në marketingun digjital

Gjasat janë të medha që konkurentët tuaj veqse kanë krijuar një uebsajt, janë duke e optimizuar për makina të kërkimit, po reklamojnë në rrjete sociale dhe po krijojnë një audiencë të targetuar ndjekësish, po fuqizojnë brendin dhe po rrisin besimin e konsumatorëve në shërbimet/produktet e tyre dhe në këtë mënyrë po i shndërrojnë konsumatorët tuaj potencial në klientë besnik të shërbimeve tyre. Nëse akoma ke dyshime, gjasat janë që biznesi yt do të mbetet mbrapa në krahasim me konkurencën.

Marketingu tradicional është akoma efektiv për një pjesë të caktuar të audiencës mirëpo në mënyrë që rezultatet të jenë sa më maksimale ju duhet që marketingun digjital ta bëni pjesë të rëndësishme të kampanjes suaj të marketingut. Nëse akoma nuk jeni të bindur për rëndësinë e marketingut digjital, ju jeni duke humbur mundësi të arta për biznesin.Mos harroni, një numër i madh i konsumatorëve potencial po ju presin në botën digjitale.

Suksese!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *