Disa mite te paverteta rreth SEO-s dhe Google

Ata jane Fili Wiese, Kaspar Szymanski, Jonas Weber dhe Ariel Lambrecht.

Miti: Google si organizate nuk i pelqen personat qe merre me SEO?
Pergjigja: Aspak e vertete. Ne fakt puna e mire e nje SEO-eri ndikon ne permiresimin e crawl-imit, indeksimit dhe servimit te faqe nga Google tek perdoruesit e saj.

Miti: Faqet autoritative kane me shume liri ne perdorimin e taktikave te dyshimta me qellim permiresimin e rankingut?
Pergjigja: E pavertete. Bazuar ne eksperiencen tone, kur vjen puna tek keto ceshtje, te gjitha uebfaqet jane te barabarta.

Miti: A ka dallim luftimi i SPAM-it ndermjet gjuheve te ndryshme tek Google?
Pergjigja: Rregullat zbatohen ne te njejten menyre tek te gjitha gjuhet qe perkrah Google. Megjithate ekzistojne forma te ndryshme te tentimit per spam ne gjuhe te ndryshme, dhe ekipet antispam i pershtaten atyre formave per ti luftuar ato.

Miti: Google pelqen faqen qe vazhdimisht postojn permbajtje?
Pergjigja: Ne rast se permbajtja qe postohet eshte e kualitetit te larte, ateher po. Ne te kunderten nuk vlen ky pohim. Me e rendesis’shme prap mbetet cilesia sesa sasia.

Miti: Permbajtja cilesore kerkon kohe dhe resurse. Pse duhet te fokusohem ne te?
Pergjigja: Duhet menduar ne termin afatgjate. Permbajtja cilesore eshte nje investim ne kete drejtim. Duhet shikuar se me cfare probleme po ballafaqohen perdoruesit e juaj, dhe te fokusoheni ne zgjidhjen e atyre problemeve. Permbajtje cilesore eshte ajo permbajtje qe iu ndihmon perdoruesve tuaj te zgjedhin problemet qe po hasin.

Miti: Anchor text-i ne internal links, i rendesis’shem apo jo?
Pergjigja: Po, eshte i rendesis’shem. Ndihmon gjithashtu qe vizitoret te kuptojne me shume se per cfare behet fjale ne ate link, dhe kjo eshte me e rendesis’shmja … eksperienca e vizitoreve.

Miti: A mund te me shkaktoj dem ne ranking AdSense?
Pergjigja: Nese tejmbushet nje faqe me reklama ateher ajo do te bie ne sy te keq tek makinat e kerkimit. Kjo vlen per te gjitha kompanite e reklamimit, jo vetem AdSense.

Miti: Shoh faqe qe perdorin simbole si ♥ ♫ ♣ ne tituj dhe pershkrime per te rritur CTR. A duhet te veproj edhe une njejte?
Pergjigja: Kjo eshte nje teknike e njohur per te terhjekur vemendje ne SERP. Pyesni veten nese keto karaktere a do te ndihmojne ne prezantimin e faqes dhe asaj cka ofron. Ne mendojm se nuk ndihmojne.

Miti: Mos linkimi i faqeve tjera nga faqja jote, eshte praktike e mire apo jo?
Pergjigja: Pyesni veten, a do ti besonit nje raporti shkencor qe nuk citon asnje raport shkencor gjate tere punimit? Me siguri jo. Ne rekomandojm te linkoni tek faqe autoritative dhe relevante me permbajtjen tuaj. Nese nuk jeni te sigurte per besueshmerin e faqe apo dikush ju ka paguar te vendosni ate link aty, ateher aplikoni rel=nofollow qe te jeni te sigurte per cdo rast.

Nga e majta ne te djathte: Kaspar Szymanski, Ariel Lambrecht, Jonas Weber dhe Fili Wiese.

Miti: Eshte nje limit se sa here shfaqet nje uebfaqe e caktuar ne rezultatet e kerkimit?
Pergjigja: Absolutisht jo. Uebfaqja do te shfaqet ne rezultatet e kerkimit sa here qe Google te mendoj se ajo eshte relevante per ate term qe po kerkohet.

Burimi: State of Search

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *