Ridrejtoni 301 faqet në masë

Kur krijoni një uebfaqe të re apo ndërroni CMS të uebfaqes së vjetër, problemi kryesor me të cilin ballafaqoheni është humbja e trafikut nga makinat e kërkimit. Arsyeja pse ndodh kjo është se shpesh kur këto ndryshime ndodhin, personat përgjegjës nuk i kushtojnë rëndësi fare për përmbajtjen e indeksuar në makina të kërkimit.

Kjo përmbajtje kur është indeksuar ka pasur një URL unike, dhe kur ndryshon CMS ose krijohet një faqe e re këto URL ndryshojnë. URL-të e vjetra nëse vizitohen pas ndryshimin ju paraqesin një faqe 404. Kështu i gjithë trafiku nga makinat e kërkimit që dërgohej në faqet e optimizuara humbet.

Për ta evituar një gjë të tillë ekziston një zgjidhje e thjeshtë.

URL-të e vjetra i ridrejtojmë me 301 në URL-të e reja. Në këtë mënyrë kur vizitori apo makina e kërkimit e hap URL-në e vjetër ajo do të ridrejtohet tek URL-ja e re. Është shumë e rëndësisshme që tipi i ridrejtimit të jetë 301 sepse ky tip bartë edhe vlerën e linqeve që drejtojnë tek ato faqe. Kështu puna e juaj në aspektin e SEO-s nuk humbet.

Duke qenë se pjesa më e madhe e personave që njoh përdorin WordPress, do të tregoj 2 mënyra se si behet kjo zgjidhje. E para është më e lehtë dhe vlen vetëm për WordPress, ndërsa e dyta vlen për të gjitha faqet.

Redirect Editor – WP Plugin

Ky është një plugin për WordPress që ju lejon juve që çdo url brenda faqes suaj ta bëni 301 redirect në një faqe tjetër. Pasi të instaloni mjafton që url-në e vjetër ta ridrejtoni tek e reja në këtë mënyrë:

/2013/09/faqja-e-vjeter/ http://www.shembull.com/2013/09/faqja-e-re/

Kështu mund të shtoni URL sa të doni.

.htaccess – për të gjitha faqet

Për ti ridrejtuar faqet në .htaccess është mjaft e thjeshtë. Thjeshtë hapni .htaccess në root të faqes suaj dhe shtoni këta rreshta kod:

Redirect 301 /faqja-e-vjeter.html http://www.shembull.com/faqja-e-re.html
Redirect 301 /faqja-e-vjeter-2.html http://www.shembull.com/nje-dosje/

Ju gjithashtu mund ta ridrejtoni tërë faqen në një adresë të caktuar:

Redirect 301 / http://www.faqja-e-re.com/

Për fund, të ridrejtosh faqet dmth të evitosh një humbje në masë të trafikut nga makinat e kërkimit që pos do të dëmtonte përpjekjet e juaja në SEO gjithashtu do të thotë një eksperiencë më e mirë për vizitorët e faqes suaj.

Më shumë rreth ridrejtimit të faqes lexoni në Moz.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *