Sa kushton nje uebfaqe? [Sondazh]

Ideja për këtë artikull/sondazh më erdhi nga ky artikull dhe një diskutim që po bëhej në Albanian Developers (Facebook Group). Cmimet në tregun tonë janë shumë problematike dhe të larmishme, dhe gjatë diskutimit u pa se askush nuk ka një ide të saktë se sa kushtojnë shërbimet teknologjike (të orientuara në ueb).

Për të caktuar një cmim për një ueb shërbim ndikojnë shumë faktorë (teknologjia e përdorur, kërkesat e klientit, koha e shpenzuar, kualiteti i punës etj), dhe shpesh’herë cmimet dijnë të jenë të larmishme, është mirë të dihet një mesatare për klientët por edhe ofruesit e shërbimeve të cilët janë në mëdyshje se sa të kërkojnë për shërbimet e tyre pra me pak fjalë të mos vie puna deri tek nënvlerësimi/mbivlerësimi i punës/shërbimit.

Anketës së mëposhtme iu janë përgjigjur 50 developera/dizajnera shqiptarë. Duke qenë se anketa ishte anonime, jam i sigurte se edhe përgigjet kanë qenë të sinqerta (në ditët e sotme askush nuk i bën publike cmimet e tij). Dhe rezulatet janë…

Nga sondazhi i mësipërm shohim se në vendin tonë cmimet për krijimin e një logo-je nuk janë të larta. 72.73% të pjesmarrsëve në sondazh deklaruan se në rast se një klient ju kërkon një cmim për të krijuar një logo për biznesin e tyre, ai cmim do të ishte nën 300€. Për mendimin tim, cmimi nuk është i lartë, madje më i ulët sesa prisja unë.

Logo-ja është pjesë jashtzakonisht e rëndësis’shme e biznesit tuaj, sepse përfaqëson brendin dhe punën tuaj. Prandaj është mirë që ti kushtoni kujdes dhe të investoni në të. Nuk do të zhgenjeheni.

Një landing page mund të jetë shumë efektive për të konvertuar vizitorët e faqes në klientë (apo cfardo që është qëllimi i juaj). Krijimi i një landing page nuk është aq i thjeshtë sa duket përshkak se duhet studiuar me kujdes vizitorët/demografinë pastaj përzgjedhja e elementeve të përdorura që do të rrisnin % e konvertimit (p.sh a e dinit se ngjyra e kuqe në butona konverton më shumë sesa ajo e gjelbërt) etj.

Për mendimin tim një landing page duhet të kushtoj më shumë sesa 300€, për tregun tonë idealja do të ishte mes 300€ dhe 700€.

Uebfaqja për bizneset është esenciale në ditët e sotme në rast se dëshirojnë të jenë në hap me trendet digjitale që sa shkojnë e rriten. Sipas anketës mund të shohim se cmimet nuk janë të ulta por as shumë të larta duke pasur parasysh punën që duhet bërë për krijimin e një uebfaqeje. Cmimi ideal për bizneset e vogla për mendimin tim do të ishte 700€ deri 1300€.

Një aplikacion mobil është gjithmonë një ide e mirë për bizneset që dëshirojnë të jenë në kontakt me klientët e tyre. Varësisht nga kompleksiteti dhe kërkesat e klientit ashtu janë edhe cmimet. Një aplikacion mobil duhet të synoj gjithmonë thjeshtësinë dhe efikasitetin, që në shikim të parë duken si punë të lehta, por realiteti flet ndryshe. Një cmim ideal për mendimin tim do të ishte mes 700€ dhe 1300€.

Një uebaplikacion është më i avancuar sesa një uebfaqe dhe kërkon më shumë punë. Asnjë cmim nën 2000€ për mendimin tim nuk ia vlen kur dihet puna që duhet bërë.

Cili është mendimi juaj për rezultatet e këtij sondazhi?

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *