Qysh me migru uebsajtin në domain të ri pa pësuar rënie në SEO (Checklist)

Me bo re-brand një uebsajt është exciting dhe scary në të njëjtën kohë, sidomos nëse je tu punu si developer.

Plotë sende mujnë me shku keq.

Renia e vizitave SEO

Sendi i fundit që po dëshironi me ndodh është diçka ngjashëm sikurse statistika e më sipërme. Sajti është bo re-brand, domain është ndryshu, përmbajtja është zhvendos, gjithçka ‘funksionon’ si duhet dhe 70% e trafikut organik ka humb!

Qysh me evitu këtë rënie?

Çdo ndryshim teknik në uebsajt, nëse nuk është konsultuar edhe dikush që merr vesh në SEO (in-house apo agjensi) ka shumë gjasa të shkaktoj probleme në performancën e atij uebsajti në rezultate të kërkimit.

Migrimet janë shumë tricky për më kuptu se a jon bo si duhet, shkaku që merr disa jave kohë për të parë rezultatet e para & kuptuar se si po reagon Google ndaj këtyre ndryshimeve.

Luhatje do të ketë gjithmonë, zakonisht edhe një rënie të vogël mirpo kjo duhet të ndodh vetëm për një periudhe të shkurtër (nëse gjithçka është bërë si duhet gjatë migrimit) dhe pastaj të filloj rritja e trafikut.

Domain Migration Checklist

Manaferra, një prej objektivave për vitin 2018 ka qenë dokumentimi & krijimi i proceseve për shërbimet që i ofrojmë tek klientët. Kemi akoma punë në këtë drejtim mirpo shenjat e para janë premtuese (për këtë do të shkruaj në një artikull tjetër).

Një ndër proceset e dokumentuara deri tani është migrimi i sajteve në domain të ri.

Po besojmë & shpresojmë që shumë zhvillues/kompani kanë me gjetë vlerë në këtë dokument dhe kanë me përdorë në projekte ku do të punojnë në migrim të sajteve në domains të ri.

Këtë checklist mundeni me bo kopje ose me shkarku këtu. Nëse keni ndonjë pyetje apo diçka të pakjartë në lidhje me dokumentin apo procesin në përgjithësi, komentoni më poshte & unë do të ju përgjigjem me shumë kënaqësi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *